OBSH: Qumështi i nënës shpëton miliona jetë foshnjash në vit
Autori i Lajmit: red.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ushqimi vetëm me qumësht gjiri mund të shpëtojë miliona jetë foshnjash çdo vit. Në prag të Javës Botërore për ushqyerjen e fëmijëve me qumështin e gjirit, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj po promovojnë qumështin e nënës si mënyra më e mirë për të krijuar një bazë të shëndetshme në jetën e mëtejshme të foshnjave. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e qumështit të gjirit si ushqimin e vetëm deri në muajin e gjashtë të jetës së një fëmije. Sipas saj vazhdimi i mbajtjes së fëmijës në gji deri në moshën dy-vjeçare, do të pakësojë vdekshmërinë foshnjore, të shkaktuar nga infeksioni dhe kequshqyerja në vendet në zhvillim. Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se 3 milionë e gjysmë fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja. Sipas kësaj organizate deri në një milionë e gjysmë fëmijë mund të shpëtohen, duke rritur metodën e ushqyerjes me gji. Maria del Karmen Kazanovas punon në departamentin për Vlerat Ushqyese, Shëndetin dhe Zhvillimin pranë OBSH. Ajo thotë për Zërin e Amerikës, se qumështi i gjirit përmban vlera ushqyese, vitamina dhe minerale që nuk gjenden tjetërkund. Dhe këta përbërës përmirësojnë imunitetin kundër mjaft infeksioneve dhe sëmundjeve. “Qumështi i gjirit mbron beben kundër të gjithë mikrobeve që mund ta prekin atë. Dhe, kjo është arsyeja që një fëmijë do të preket më pak nga diarreja, do të ketë më pak raste prekjesh nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe gjithashtu do të ulen ndjeshëm rastet e vdekjes si pasojë e sëmundjeve të zakonshme të fëmijëvë, si diarreja dhe pneumonia”. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se qumështi i gjirit nuk është i rekomandueshëm në të gjitha rastet. Për shembull, nëse një nënë është e prekur me virusin HIV, ajo mund t ia transmetojë sëmundjen fëmijës së saj nëpërmjet ushqyerjes me gji. Por mjekja Kazanovas thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se në mjaft vende ku virusi HIV është mjaft i përhapur, ende mund të jetë më mirë për nënat që të zgjedhin ushqyerjen me gji në vend të qumshtit të fabrikuar. “ Nëse nëna është e prekur me virusin HIV, atëherë ajo ka nevojë që të marrë një vendim personal… rreziku i transmetimit të sëmundjes ekziston, por vdekja foshnjore nga sëmundje të tjera apo infeksione të tjera mund të jetë më e lartë se sa prekja nga HIV”. Për shembull, mjaft vende në zhvillim nuk e kanë të pastër ujin e pijshëm dhe përzierja e ujit të ndotur me qumështin pluhur për bebe, është shkaku më i shpeshtë i vdekjes mes foshnjave. OBSH thotë se qumështi i gjirit është më i miri në botë, si në vendet e varfëra ashtu dhe në ato të pasura. Studimet e reja thonë se qumështi i gjirit mund të mbrojë fëmijët kundër sëmundjeve kronike edhe më vonë gjatë jetës së tyre. Fëmijët e ushqyer me gji janë më pak të rrezikuar nga problemet me tensionin e lartë të gjakut, me nivelin e lartë të kolesterolit, mbipesha dhe diabeti.
Rreziku i transmetimit të sëmundjes ekziston, por vdekja foshnjore nga sëmundje të tjera apo infeksione të tjera mund të jetë më e lartë se sa prekja nga HIV”. Për shembull, mjaft vende në zhvillim nuk e kanë të pastër ujin e pijshëm dhe përzierja e ujit të ndotur me qumështin pluhur për bebe, është shkaku më i shpeshtë i vdekjes mes foshnjave
Vlerat e bulmetrave për të
Bulmetrat: Ky grup ushqimesh përfshin qumështin, kosin, djathin, gjizën, por jo gjalpin, margarinën apo kremin, sepse ato i përkasin grupit të “yndyrës dhe sheqerit”. Ushqimet e këtij grupi përmbajnë shumë vlera ushqyese, por kryesisht janë të pasura me kalcium.
Rëndësia e kalciumit
Kalciumi është minerali i cili forcon dhëmbët dhe kockat tuaja dhe garanton funksionimin e rregullt të nervave dhe muskujve. Eshtë veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin, rritjen e trupit të njeriut. Kalciumi vazhdon t i forcojë kockat deri në moshën 30-35 vjeçare, kur arrihet masa maksimale e tyre.
Pas kësaj moshe fillon plakja natyrale dhe kockat fillojnë të dobësohen gradualisht dhe të humbasin dendësinë e tyre. Në qoftë se deri në këtë pikë nuk keni marrë kalcium të mjaftueshëm në dietën tuaj, ka një rrezik që kockat të mos arrijnë të përballojnë këtë dobësim dhe krijohet një brishtësi e tyre e mund të thyhen shumë lehtë. Kjo sëmundje quhet Osteoporoza (osteoporosis).
Kalcium për personat që nuk tolerojnë laktozën
Në qofte se dieta juaj nuk përmban qumësht, bulmetra apo në qoftë se trupi nuk honeps dot sheqerin e qumështit (laktozën), atëherë keni disa alternativa të tjera: Blini qumësht soje, kos dhe djathra të pasuruara me kalcium në mënyrë artificiale. Hani sallatat/barërat jeshile të errët si spinaqi dhe brokoli;
përdorni bajame në ushqimet tuaja. Gjithashtu, duke ngrënë fruta të thata si (fiq, hurma arabie) merrni një sasi të konsiderueshme kalciumi. Nqs nuk jeni vegjetarianë, mund të shtoni në dietën tuaj karkalecat, sardelet, anchovies si burim alternativ Kalciumi.
Sa është sasia e kalciumit që duhet marrë?
Doktorët rekomandojnë 700mg kalcium në ditë si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat. E përkthyer në gjuhën e ushqimeve, kjo gjë do të thotë:
-2 gota qumësht
-dy tasa kos
-afërsisht 80gr djathë
Lajmi i mirë është se për të marrë kalciumin nuk duhet të hash ushqime të yndyrshme. E njëjta sasi kalciumi gjendet në qumështin e skremuar dhe atë të paskremuar si dhe e njëjta sasi në djathërat me yndyrë të reduktuar.
Të kesh mike një lopë të ushqyer natyrale
Qumështi me drithëra, një kombinim i përkryer për aparatin tretës
Mrekullia e qumështit është që di të përshtatet dhe të rishpiket në aq shumë mënyra të ndryshme, sa është e pamundur t i listosh të gjitha: gjalpë, ajkë, kos, djathë, pije, likere, gjizë, karamele, marmalata, pudingje, kremra.... Dhe me këtë u ofron të gjithëve një shumëllojshmëri zgjedhjesh në varësi të shijeve dhe preferencave të ndryshme
Të kesh mike një lopë. Por edhe një dhi apo një dele. Qumështi i tyre është ai që na ushqen menjëherë, pasi ndahemi nga qumështi i nënës, duke na shoqëruar për gjithë fëmijërinë dhe shpesh dhe më gjatë.
Qumështi gjendet në ushqimin e përditshëm të çdo moshe, duke na shoqëruar deri në plakje, nga biberoni deri tek tasi me biskota e qumësht. Ritual i të gjitha tavolinave. Mrekullia e qumështit është që di të përshtatet dhe të rishpiket në aq shumë mënyra të ndryshme, sa është e pamundur t i listosh të gjitha: gjalpë, ajkë, kos, djathë, pije, likere, gjizë, karamele, marmalata, pudingje, kremra.... Dhe me këtë u ofron të gjithëve një shumëllojshmëri zgjedhjesh në varësi të shijeve dhe preferencave të ndryshme.
Jemi bërë të patolerueshëm ndaj qumështit, e përdorim atë kudo. Por, ndonjëherë gabojmë përzierjen. Qumështi shkon shumë me drithërat, por urren kafenë. Sapo mbërrijnë në stomak, drithërat ngadalësojnë koagulimin (mpiksjen) e qumështit, mesazhet që na vijnë nga stomaku janë të qarta, ato shfaqen me keqfunksionimin e aparatit tretës. Por përzierja më e keqe është kapuçinoja dhe makiatoja (kafe e përzier me qumësht), pasi përzierja e yndyrnave të qumështit me kafeinën shkakton një dëmtim të vërtetë të stomakut. Në të kundërt, qumështi i papërzier ka përbërës me koeficientë të lartë tretës, me kusht që të mos keni probleme me laktozën.
Tregu i përgjigjet më së miri kërkesave të konsumatorëve, duke ofruar varietete të ndryshme qumështi: jo laktozë, të pasuruar me vitamina, të cilësisë së lartë (me shumë proteina). Megjithatë, kualiteti nuk është kurrë ai i një qumështi të vërtetë. Çelësi i mirëqenies është: barinj, ushqim natyral dhe prodhim i limituar. Siguria ushqimore është thelbësore, por në të vërtetë, çfarë vlere ushqyese mund të ketë një qumësht i prodhuar nga lopë të seleksionuara, për të bërë dhjetëra litra qumësht çdo ditë, të blinduara nga lindja deri në vdekje në një stallë, të ushqyera me produkte kimike?
Varietet e qumështit që ofron tregu
Qumështi i plotë (biologjik)
Është qumështi në formën e tij klasike. I përpunuar bernda 48 orëve në makinën mjelëse. Përmbajtja minimale e yndyrnave e kalon vlerën 3,5%. Mund të jetë i pasur me vitaminë B.
Pjesërisht i skremuar
Mënyra e konservimit është e njëjtë më atë të qumështit të freskët. Ajo që ndryshon është përmbajtja e yndyrnave, e cila zvogëlohet ( 1,6%). Vlerat ushqyese janë të njëjta me atë të qumështit të freskët, përveç yndyrnave. Mund të jetë i pasur me vitaminë A dhe D
I skremuar
Sasia e yndyrnave zbret në mënyrë drastike duke u bërë më pak se 0,5 %. Në mënyrë paralele zvogëlohen dhe vlerat ushqyese. Pasurimi me vitaminën A kompeson disi humbjet e shkaktuara nga heqja e yndyrnave.
I homogjenizuar
Yndyra e qumështit i nënshtrohet një presioni të lartë dhe më pas kalohet në vrima shumë të holla, rruazat lipidike prishen. Në këtë mënyrë rritet në mënyrë të ndjeshme tretshmëria, por nuk ndryshon ndërveprimi me përbërësit e tjerë.
I mikrofiltruar
Procesi i mikrofiltrimit na lejon të eliminojmë pothuajse të gjitha bakteret. Me këtë teknikë qumështi mund të konservohet për një periudhë më të gjatë.
U.H.T
Trajtohet me temperaturë shumë të lartë dhe paketohet në enë sterile, kjo mënyrë konservimi i lejon të mbahet dhe tre muaj jashtë frigoriferit, por e varfëron shumë nivelin ushqyes të qumështit.
I koncentruar
Qumështi zihet deri sa avullon dhe më pas shtohet sheqer (sakarozë) në një përqindje që shkon nga 40-45 %. Është e detyrueshme pasurimi i qumështit me vitaminë A. Përdoret dendur në pastiçeri.
Pluhur
I dis-hidratuar dhe i pasur me vitamina, mund të konservohet për një kohë shumë të gjatë. Përmbajtja e yndyrnave varion nga 0,8 deri në 26%.
I aromatizuar
Aromatizimi i qumështit të freskët me përbërës të ndryshëm. Më i përhapuri është ai me çokollatë. Aromatizues të tjerë janë: kafeja, vanilja, frutat. Në këtë lloj qumështi vetëm në raste shumë të rralla mund të përmbajë vlera ushqyese. Në treg ka dhe pije me qumësht dhe lëng frutash.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008