“Unë që ia kalova Erkand Qerimajt”
Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Me paratë e medaljes, Godelli preferon të vazhdojë studimet e larta
Peqini ka ngritur zërin, për t iu kundërvënë “harresës”. Daniel Godelli, peshëngritësi 17-vjeçar është shpallur Kampion Evrope. Kjo mjafton për të treguar se qyteti i Peqinit po zgjohet nga gjumi letargjik. Dhe, hapin e parë e bëjnë të rinjtë e këtij qyteti, që kanë filluar të bëjnë diçka për të.
Godelli ka fituar titullin kampion në peshën 62 kg për U-17, në Francë dhe është kthyer në pak ditë në të riun më me fat të Shqipërisë. Edhe pse ai vetë, ende nuk e kupton rëndësinë e suksesit, që sapo ka arritur me fitimin e mendaljes së artë në kampionatin evropian të peshëngritjes për të rinj. Ndoshta jo rastësisht, ai është kthyer në krenarinë e Peqinit edhe pse nuk ka pasur asnjë informacion për kundërshtarët e tij. Është ndier mjaft i kënaqur, kur është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga kryebashkiaku i Peqinit, deputeti i zonës dhe sekretari i Federatës Shqiptare së Peshngritjes, Ilir Kraja. Mjaft i emocionuar, 17-vjeçari premton që do të kërkojë medalje edhe në Kampionatin Evropian të të rinjve, i cili do të zhvillohet në Durrës. Në fillim, Godelli është shpallur Kampion i Evropës në stilin e shkëputjes, duke arritur të ngrejë plot 118 kg. Më pas, talenti 17-vjeçar i shtangës ka arritur të fitojë edhe medaljen e arit në stilin i shtytjes, duke ngritur plot 145 kg, e duke i mahnitur të gjithë. Shqiptari është shpallur njëkohësisht edhe Kampion i Evropës në dygarësh me 263 kg. Një rezultat fantastik për Shqipërinë dhe njëkohësisht për peshëngritësin e talentuar të Kombëtares. Ky rezultat nuk u kalua në heshtje as nga drejtuesit e Ministrisë dhe nga vetë, ministri Pango, i cili jo vetëm e priti peshngritësin e ri, por edhe e shpërbleu me shumën 500 lekë. Jo më kot, Danieli është quajtur talent, pasi rezultatet që ai ka rritur deri tani tregojnë se janë më të mirat e arritura nga peshëngritësit shqiptarë të kësaj moshe, duke përfshirë këtu edhe Erkand Qerimaj.
Jeni vetëm 17 vjeç dhe jeni bërë mjaft i njohur, kujt ia dedikoni këtë?
Mund të them që çdo gjë arrihet me punë edhe në rastin tim puna e palodhshme dhe vullneti kanë bërë që të arrijë deri këtu. Kam rreth gjashtë vjet, që stërvitem intensivisht për t u përfaqësuar denjësit, dhe kjo punë e lodhshme natyrisht që një ditë do të shpërblehet. Ndihem mjaft i kënaqur që kam arritur të fitoj tituj kaq të rëndësishëm në këtë moshë.
Pse zgjodhët sportin e peshëngritjes, çfarë ju ka tërhequr prej tij?
Duke qenë se vij nga një qytet i vogël si Peqini, ku jeta është mjaft e vakët për sa i përket aktiviteteve argëtuese, unë zgjodha të merrem me sport. Mendoj se është një mënyrë mjaft e mirë, jo vetëm për t u argëtuar, por edhe për të kaluar kohën në mënyrë të shëndetshme.
Sa kohë kaloni duke u stërvitur?
Stërvitja është aktiviteti im më i rëndësishëm gjatë ditës, ndaj kaloj shumë kohë me të. Mund të stërvitem një herë ose dy herë në ditë, pasi ndiej kënaqësi të merrem me këtë sport.
Ju vjen keq që nuk argëtoheni njëlloj si bashkëmoshatarët tuaj, duke qenë se merremi me sport?
Jo aspak, madje ndihem mjaft mirë që merrem me sport, sepse bashkëmoshatarët e mi të paktën në Peqin nuk kanë me se të argëtohen.
Jeni shpallur tri herë Kampion Evrope, e prisnit?
Kam punuar shumë për të t u përfaqësuar denjësisht në evenimente sportive, ku kam marrë pjesë. Edhe pse në pamje duket një ëndërr për çdo sportist, për mua nuk ka qënë kështu, pasi diçka e prisja. Kisha arritur rezultate shumë të mira në stërvitje dhe trajneri im, Ali Lundraxhiu shpresonte se unë do të hyja në zonën e medaljeve. Puna ime e lodhshme, por edhe e trajnerit tim u shpërblye me këto medalje.
Si i sfiduat kundërshtarët?
Unë kisha rivalë dy turq, të cilat kishin rezultate të mira. Fakti që ata ishin nga i njëjti shtet dhe sjellja e tyre nuk ndikoi mirë në gjendjen time psikologjike. Fillova të dyshoja në aftësitë e mia, por vendosmëria e fituar nga puna dhe rezultatet e arritura në palestër bën që unë të shkoja deri te medalja e arit, të cilën nuk e prisja, pretendoja diçka më pak por jo vendin e parë.
Sa i informuar ishit për kundërshtarët?
Jo, nuk kisha asnjë informacion për ta, madje për herë të parë i kam parë gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian të Amiensit të Francës. Më vjen mirë që arrita të ngre flamurin shqiptar dhe të sjell medaljen e artë, por edhe që mund të sfidojë dy rivalët e mi turq.
Daniel Godelli “krenaria” e Peqinit, si po e përjetoni këtë emocion?
Nuk e kisha menduar që do më prisnin kaq mirë, madje kisha menduar që askujt nuk do t i interesonte medalja ime. Jam ndier mjaft i nderuar, kur zbrita në aeroport dhe pashë që më kishin organizuar një pritje të tillë. Nuk kisha fjalë në ato momente nga gjithë ato emocione që më kishin pushtuar. Por, kjo nuk ishte asgjë para atmosferës që gjeta në Peqin, ku kishte dalë i gjithë qyteti për të më pritur e për të më uruar fitoren. Doja të thoja që fitorja ime kujtoi që peqini nuk ka ngelur në harresë, pasi tani ai ka marrë një pamje tjetër.
Ministri Pango ju ofroi një shpërblim prej 500 mijë lekësh, si mendoni pse erdhi kaq shpejt ky shperblim, ndërkohë që sportistët e tjerë mundën t i marrin ato pas shumë kërcënimeve?
Nuk e di, por edhe unë kam ngelur i befasuar nga ky vendim. Mendoj se Ministri Pango është informuar për rezultatat e mia, të cilat janë më të larta se të peshngritësve të tjerë në moshën time, ndaj ka reaguar në këtë mënyrë. Unë ndihem mjaft i nderuar dhe do të punoj edhe më shumë për të ngritur imazhin e sportit të peshëngritjes edhe më tej.
Si do t i shpenzoni lekët e medaljes?
Nuk e kam menduar akoma se si do t i shpenzoj, por besoj se për të vazhduar studimet e larta, pasi jam në vit të tretë në gjimnaz.
Çfarë synimesh keni për Kampionatin Evropian të të rinjve që do zhvillohet në Durrës në shtator?
Do punoj më shumë që të arrij diçka. Do përpiqem më shumë në stilin e shtytjes, ku duhet të ngre 153 kg. Ndoshta edhe në Shkëputje. Por kjo do shumë punë dhe tani me duhet të vazhdoj të stërvitem edhe më shumë.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008