Gjyla firmos me Elbasanin, Shkumbini merr Jaksimoviç
Elbasan/Peqin - Viktor Gjyla është blerja e re e skuadrës së Elbasanit. Mesfushori i Partizanit është goditja e radhës e verdhebluve në këtë merkato të janarit, njofton "Sporti Shqiptar". Viktor Gjyla është aktivizuar në të shkuarën e tij edhe me skuadrën e Egnatias dhe Lushnjes. Tek Partizani mesfushori ka luajtur 3 sezone, duke arritur të shënojë 7 gola në 77 ndeshje.
Ndërsa skuadra e Shkumbinit duket se ka bërë edhe goditjen e parë në këtë merkato. Gazeta ”Panorama Sport” publikon sot se me bardhekaltërit ka firmosur mesfushori serb, Igor Jaksimoviç. Në provën e kryer futbollisti arriti të bindë trajnerin Gugash Magani.