OBSH ngre alarmin per rezistencen ndaj antibiotikeve

Bakteriet po bëhen gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve. Organizata botërore e Shëndetësisë deklaron se 150.000 vdekje janë shkaktuar këtë vit nga kjo lloj rezistence.
Mjekët thonë se dhe kjo është një ndër arsyet kryesore pse në Europë çdo ditë po humbin jetën mbi 2500 njerëz.
Euroneës citon një zyrtar të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë angleze, i cili shprehet se rreziku që vjen nga rezistenca ndaj antibiotikëve në rritje duhet të renditet bashkë me terrorizmin në një listë të kërcënimeve ndaj kombit.
I njëjti zyrtar vlerëson se rezistenca antimikrobiale është një kërcënim global. Kjo ndodh kur organizmi eshte në gjendje t’iu mbijetojnë ilaçeve që synojnë të shkatërrojnë bakteret.
OBSH tha se kompanitë farmaceutike duhet të inkurajohen për të promovuar ilace të reja, sepse prodhimi i antibiotikëve nuk shihet me si fitimprurës.