E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojne serumet ne QSUT

Të sëmurët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QSUT këtë të hënë nuk kanë arritur të marrin as shërbimin më minimal.

Në spitalin më të madh në vend ato kanë munguar.

Për këtë shqetësim të qytetarëve Abc neës u interesua në drejtorinë e QSUT. Zyrtarët nuk pranuan të flasin para kameras, por jashtë saj sqaruan se ky është një problem që ka zgjatur vetëm gjysmë ore në mëngjes.

Po sipas tyre, cikli për shpërndarjen e ilaçeve nga farmacia qendrore drejt atyre të shërbimeve shëndetësore dhe më pas nëpër pavione, nuk është mbyllur në kohë, pasi medikamentet gjendje janë konsumuar gjatë fundjaves dhe pritej furnizimi nga firmat farmaceutike.

Sipas drejtorisë serumet në QSUT kanë munguar vetëm nga ora 9 deri në 9 e30 të mëngjesit, më pas ky problem është zgjidhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›