E Diel, 1 Nëntor 2026

OBT: Kina vendi itretë turistik në botëgjatë 2010-s

MADRID- Kina u bë në vitin 2010 destinacionii tretë turistik botëror duke lënë pas Spanjën, ndërkohë që Franca vazhdon të mbetet e para e ndjekur nga SHBA-ja, theksoi sot Organizata Botërore e Turizmit (OBT).

Për herë të parë, Kina ngjitet mbi podium me një vlerësim prej 55,98 milionë turistë (+ 10 për qind) në 2010-n duke u renditur e treta para Spanjës me 53 milionë turistë (+1,4 për qind), sipas shifrave provizore që do të konfirmohen në fund të muajit shkurt.

Franca priti 78,95 milionë turistë të huaj, një rritje prej 2,8 për qind, sipas OBT-së, organizatë e pavarur e Kombeve të Bashkuara, selia e së cilës ndodhet në Madrid. SHBA-ja mbetet numri dy, me 60,88 milionë turistë (+10,9 për qind).

Në vitin 2009, Franca priti 74,2 milionë turistë, SHBA-ja 54,9 milionë, Spanja 52,2 milionë dhe Kina 50,9 milionë. "Deri në vitin 2020, Kina do të bëhet numri një si destinacion, por gjithashtu nga numri i turistëve vendas jashtë vendit'', sipas Rifait.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›