Të djathtët e PE: Opozita, jo në rrugë
TIRANE- Të djathtët në Parlamentin Europian kërkojnë që kriza në Shqipëri të zgjidhet me përgjegjësinë e të dy forcave të mëdha politike dhe të mos lejohet që situata të dalë jashtë kontrollit.
Kreu i grupimit të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul deklaroi se “Situata nuk duhet të përkeqësohet, kriza duhet të zgjidhur në mënyrë të përgjegjshme”- citon sot "Gazeta Shqiptare". Shefi i partive të djathta europiane pohoi gjithashtu se ndan të njëjtin qëndrim me eurodeputetin kristian-demokrat Elmar Brok, që e komentoi me tone të ashpra situatën në Shqipëri.
Brok, zëdhënës i grupit të Partive Popullore Europiane për çështjet e jashtme si dhe Daul deklaruan se “e majta nuk duhet të vazhdojë luftën e saj në rrugë dhe duhet të kthehet në parlament”. “Arsyet e konfrontimit kanë lidhje me mospranimin e rezultateve të zgjedhjeve të qershorit 2009, edhe pse OSBE i certifikoi këto zgjedhje si të drejta dhe të lira”, - theksuan zyrtarët. “Rama duhet të përmbushë detyrën e tij si lider i opozitës në një sistem parlamentar duke e kontrolluar qeverinë në mënyrë të përgjegjshme”, - tha Brok.
Sipas të djathtëve në Parlamentin Europian, planifikimi dhe zhvillimi i demonstratës të së premtes si dhe dhuna nga protestuesit dhe policia duhet të hetohet nga një komision parlamentar nën përgjegjësinë e të dyja forcave të mëdha politike. “Nuk duhet të lejohet përshkallëzim i situatës dhe dalja e saj jashtë kontrollit”, - përfundojnë zyrtarët.
Ndërkohë, Internacionalja Socialiste, deklaroi dje se është gjithnjë e më e alarmuar nga përkeqësimi i situatës në Shqipëri.
(s.g/BalkanWeb)