OKB: 100 000 sirianë u larguan nga vendi në gusht

Ky numër pothuajse dyfishoi numrin total të refugjatëve (235 300) në harkun kohor të një muaji, thotë agjencia OKB-së për refugjatët.
Të dhënat publikohen teksa kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, takoi Presidentin Bashar Al-Asad në Siri. Kreu i Kryqit të Kuq kërkoi akses më të madh për punonjësit humanitarë në Siri.
Po ashtu, Gushti ishte muaji më vdekjeprurës i Sirisë. Observatori sirian për të Drejtat e njeriut, deklaroi se gjatë këtij muaji kanë humbur jetën më shumë se 5000 persona, 1600 prej të cilëve mendohet se kanë vdekur vetëm gjatë javës së kaluar./Start/F. P/
2012-09-04 16:32