Ndërhyrjet nga ajrin ulin numrin e zjarreve

Ministria e Brendshme bëri me dije se helikopteri tip Cugar, ka realizuar mbi 30 hedhje uji, rreth 4 ton, duke bërë të mundur fikjen e kësaj vatre.
Ndërkohë që dy avionët e tipit Canader të dërguar nga Republika italiane dhe ai turk me kapacitete 8 ton, vijuan operacionet në verilindje të vendit, duke kryer rreth 68 hedhje uji mbi vatrat e zjarrit. Operacionet nga ajri do të vijojnë në zonën verilindore.
Në të gjithë qarqet e vendit, rezultojnë 17 vatra aktive zjarresh.
Qarku Dibër: Ka 5 vatra aktive zjarri. Pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme nga ajri vatrat e zjarrit në në “Liqeni i Bruçit”, “Liqeni Zi”në Parkun Kombëtar Lurë, në Kacni, komuna Selishtë, në ekonominë pyjore në Zallë-Gjoçaj, Derjan, rrethi Matit vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe vatra në “Vargmalin e Balgjajt” dhe në Luçan-Batër, në vendin e quajtur “Fusha e gjatë”, vijojnë me intensitet të ulët.
Qarku Kukës: Ka aktive 3 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Rrethi i Bardhë, mbi fshatin Kukaj, komuna Margegaj, e cila vazhdon të jetë problematike. Vatra e zjarrit në fshatin Dragobi, komuna Margegaj, ku edhe nga ajri nuk ka qenë e mundur të ndërhyej si edhe vatra në vendin e quajtur Moraje, komuna Bujan, kullotë. Ndërsa vatra e zjarrit në Bjeshkët e Bardhocit, në malin e Koretnikut është izoluar .
Qarku Shkodër: Ka aktive 6 vatra zjarri. Në Rrethin Shkodër ka 1 vatër zjarri në fshatin Balza, komuna Shosh,
Në rrethin Malësisë së Madhe 1 vatër zjarri, në fshatin Fushën e Zezë, komuna Kastrat.
Ndërsa në Rrethin Pukë, vazhdojnë 4 vatra zjarri aktive,: Vatra në fshatin Iballë, komuna Iballë, në fshatin Orosh, komuna Qafë Mali, vatra në fshatin Dardhë, komuna Blerim dhe vatra në fshatin Tërbun, ndërmjet bashkisë Pukë dhe komunës Gjegjan.
Qarku Gjirokastër: Ka 1 vatër zjarri, në majën e malit të Sopotit, në kullotë.
Qarku Korçë: Ka 1 vatër aktive, ajo e riaktivizuar, në afërsi të fshatit Kozel, komuna Mollas, rrethi Kolonjë
Qarku Lezhë: Ka 1 vatër zjarri aktive, atë në rrethin e Mirditës, në fshatin Mashterkorë, në fshatin Legjin, në fshatin Lajthizë, komuna Orosh. /Start/
2012-09-05 09:32