OKB: Më shumë se 700 fëmijë kanë vdekur në qendrat e ushqimit në Somali

Qindra fëmijë kanë vdekur në qendrat e ushqimit në të gjithë Somali, tha të martën Agjencia e Fëmijëve e OKB-së (UNICEF), një ditë pasi paralajmëruan se një pjesë e Somalisë do të goditet nga uria në të ardhmen, shkruan Reuters.
“Rreth 730 fëmijë janë raportuar të kenë vdekur në qendrat e ushqimit në të gjithë vendin midis janarit dhe korrikut të këtij viti, por shifrat mund të jenë më shumë pasi shumë vdekje nuk raportohen,” tha përfaqësuesja e UNICEF-it në Somali, Wafaa Saeed në një konferencë për shtyp.
Zija e bukës në 2011 në Somali i mori jetën më shumë se një çerek milioni njerësish, shumica prej tyre fëmijë.
rtsh.al/