Rusia: Zgjedhja e Truss kryeministre, nuk do të përmirësojë marrëdhënien me Mbretërinë e Bashkuar

Rusia nuk pret që marrëdhëniet midis saj dhe Mbretërisë së Bashkuar të përmirësohen me marrjen e postit të kryeministres Liz Truss.
“Sinqerisht, duke gjykuar nga deklaratat e zonjës Truss për vendin tonë kur ishte ministre e Jashtme dhe tashmë kandidate për postin e kryeministrit, mund të imagjinohet me shumë siguri se nuk mund të pritet asnjë ndryshim për mirë”, kështu është shprehur zëdhënësi Dmitry Peskov ndërsa e konsideron të mundshëm përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë të tensionuara midis palëve.
Liz Truss ka fituar garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore, duke u shpallur kryeministre në Mbretërinë e Bashkuar. Truss fitoi 81,326 vota krahasuar me Rishi Sunak i cili mori 60,399 vota.
/rtsh.al/