E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OKB: SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja për klimën më 27 janar 2026

Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja e Parisit për klimën më 27 janar 2026, thanë Kombet e Bashkuara të martën pasi Uashingtoni njoftoi zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për vendimin e presidentit Donald Trump për t’u dorëhequr.

Presidenti amerikan Donald Trump fillimisht tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja për klimën në vitin 2019. Megjithatë, ish-presidenti Joe Biden e riktheu menjëherë në ditën e tij të parë në detyrë.

Pak ditë më parë, kur Trump bëri sërish betimin si president nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të tërhequr përsëri SHBA-në nga marrëveshja./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›