OKB Shqiperise Ndaloni diskriminimin e femrave biseksuale lesbike e transgjinore
Uashington 1 nentor NOA - Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe Komiteti i ngritur ne kuader te CEDA Konventa per Eliminimin e cdo forme te Diskriminimit ndaj grave dhe vajzave u kerkon te gjitha vendeve qe e kane nenshkruar ate perfshire Shqiperine qe te ndalojne me veprime konkrete dhe me vendosmeri cdo forme te diskriminimit ndaj grave dhe vajzave lesbike biseksuale dhe transgjinore.
Ky rekomandim i bere ne kuader te nenit 2 te Konventes CEDA u publikua pas perfundimit te sesionit te 47-te te raportimit periodik ne kuader te kesaj konvente.
Ne kete sesion Shqiperia paraqiti nje raport zyrtar shteteror ne lidhje me masat qe jane ndermarre per te ndalur diskriminimin ndaj grave.
Por bashke me kete raport zyrtar para Komitetit te OKB organizatat e shoqerise civile paraqiten raportin e tyre hije sipas te cilit rezulton - nder te tjera - se probleme te papranueshme me diskriminimin kane sot ne Shqiperi sidomos grate lesbike biseksuale dhe transngjinore.
Per kete arsye Komiteti i CEDA i kerkon Shqiperise qe si shtet anetar qe ka nenshkruar Konventen te deklaroje me veprime konkrete opozicionin e vet ndaj cdo forme te diskriminimit ndaj grave dhe vajzave.
Ne kete kontekst thuhet ne rekomandimin e OKB-se te gjitha vendet anetare duhet ti pershtatin politikat e tyre qe e ndalojne diskriminimin dhe kete gje duhet ta bejne me te gjitha mjetet e mundshme dhe pa humbur kohe.
OKB argumenton se diskriminimi qe u behet grave dhe vajzave per shkak te orientimit te tyre seksual dhe per shkak te identitetit gjinor eshte i nderlidhur me faktore te tjere qe ndikojne direkt ne jeten e ketyre anetareve te shoqerise sic jane raca etnia besimi apo feja etj.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33463-okb-shqiperise-ndaloni-diskriminimin-e-femrave-biseksuale-lesbike-e-transgjinoretitleOKB Shqiperise Ndaloni diskriminimin e femrave biseksuale lesbike e transgjinoretheme blue nickagjencianoa