OKB: Siria tragjedia e shekullit, 2 milion refugjatë
Më shumë se 2 milion sirianë janë tashmë refugjatë për shkak të luftës civile që ka përfshirë vendin. Të dhëna të tilla janë bërë të ditura nga agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara. Mbi 700 mijë sirianë janë arratisur në Liban dhe numri i tyre është gjithnjë në rritje e sipër.
Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të nxisin për ndërhyrje ushtarake në Siri mbi sulmin e dyshuar me armë kimike nga forcat siriane. Komisionari i lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres, është shprehur se Siria është shndërruar në tragjedinë më të madhe të këtij shekulli.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët rreth 5 mijë vetë largohen nga Siria në vendet fqinje çdo ditë. Gjithashtu, sipas agjencisë, numri i personave të zhvendosur brenda Sirisë është rreth 4.25 milionë. Ministrat nga Iraku, Jordania, Libani dhe Turqia, katër vendet që kanë refugjatë nga Siria, do të takohen nesër në Gjenevë me zyrtarë të kësaj agjencie për të kërkuar mënyra për rritjen e ndihmës ndërkombëtare për refugjatët.
(e.m/News24/BalkanWeb)