E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker-Metës: Zgjedhjet test i kaluar me sukses, mbështetje për integrimin

SLLOVENI- Kreu i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker, në Bled të Sllovenisë, ku ndodhet për të marrë pjesë në Forumin Strategjik.

Zyra për media e LSI-së bën me dije se Reeker i ka shprehur Metës vlerësimin se ‘zgjedhjet e 23 qershorit ishin një test i kaluar me sukses”.

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit ka shprehur gjithashtu mbështetjen e SHBA për reformat institucionale, ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Nga ana e tij kreu i LSI-së Ilir Meta tha se zgjedhjet sollën ndryshimin e pritur duke e siguruar Philip Reeke se “qeveria e re do i japë impuls të ri të integrimit evropian”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›