E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Takim për krizën në Libi

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut të premten do të mbajë një sesion të posaçëm për trazirat në Libi.

Kjo është hera e parë që këshilli 47-anëtarësh do t`i nënshtrohet një takimi të tillë.

Të martën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmet ndaj protestuesve libianë dhe ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

Komisionarja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, ka paralajmëruar se sulmet ndaj civilëve “mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit” dhe ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka kërkuar zbatimin e sanksioneve kundër Libisë.

Gjatë fjalimit të së martës, udhëheqësi libian, Muamer Gadafi, u zotua se do të luftojë deri “në pikën e fundit të gjakut”, ndërsa protestuesit i quajti “mercenarë“ që meritojnë vdekjen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›