E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e larta sjell debat në Komisionin e Ekonomisë

Çmimet e larta kthehen në një temë që ka shkaktuar debate mjaft të ashpra në Komisionin e Ekonomisë. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Mimi Kodheli ka kërkuar që të dikutohet tema e çmimeve jashtë rendit të ditës dhe kjo ka bërë që mazhoranca të braktisë sallën. Opozita kërkoi sqarime për rritjen e çmimeve dhe thirrjen në Komision të Ministrit të Ekonomisë Nasip Naço .

Ndërkohë që deputetët e mazhorancës largohen nga salla duke theksuar se kjo çështje është jashtë rendit të ditës dhe se opozita po e përdor Komisionin si propagandë.
 

Kohët e fundit rritja e çmimeve ka qenë një temë mjaft e debatuar. Megjithatë duke qenë se Shqipëria është një vend që pjesën më të madhe të produkteve i importon shpesh prej specilaistëve kjo është shpjeguar me faktin e rritjes së çmimeve në botë .
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›