OKB: Uri ekstreme në Sudan

Numri i personave që po vuajnë nga uria ekstreme në Sudan mund të dyfishohet deri në muajin shtator të këtij viti si rezultat i të korrave të pakta, krizës ekonomike, konfliktit të brendshëm dhe pushtimit rust ë Ukrainës.
Në një deklartë të përgabshëkt, dy agjenci të OKB-së, Programi Botëror i Ushqimit dhe Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë bënë të ditur se më shumë se 18 milionë sudanezë mund të përbaleln me uri ekstreme gjatë muajve të ardhshmë, nga 9 milionë që kanë aktualisht nevojë për ndihma.
Ka tregues shqetësues që sinjalizojnë se aksesi, përballushmëira dhe disponueshmëria e ushqimit po tkurret për shumicën e njerëzve në Sudan, – u shpreh Edi Rowe drejtor për Sudanin i Programit Botëror të Ushqimit.
Siaps shifrave të publikuara këtë javë nga OKB, të korrat e këtij viti pritet të jenë rreth një e treta më pak se vitin e shkuar, nddërkohë që cmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera të konsumit janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.