E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Vëzhguesit nuk do të tërhiqen nga Siria

Shefi i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Siri, Robert Mud, tha se monitoruesit e OKB-së atje kohëve të fundit u janë nënshtruar të shtënave, por shtoi se ata janë të përkushtuar për të mbetur në këtë vend.

Këto komente zoti Mud i bëri në senacën e mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat vinë disa ditë pasi OKB shpalli se 300 vëzhguesit e saj në Siri do të pezullonin misionin për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pas intensifikimit të luftimeve gjatë 10 ditëve të fundit.

Grupet opozitare thonë se në Siri janë vrarë më se 14 mijë njerëz , që nga fillimi i kryengritjes në mars të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›