E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB denon sulmet siriane mbi Turqine

Këshilli i Sigurimit në OKB ka dënuar sulmet vdekjeprurëse siriane në kufi me Turqinë të cilat vranë 5 civilë.

Në një deklaratë thuhet se sulmi theksoi edhe më tej ndikimin e rëndë që ka kriza siriane për sa i përket "paqes dhe stabilitetit rajonal".

Më herët  një draft që i referohej "paqes dhe sigurisë ndërkombëtare", u bllokua nga aleati i Sirisë në OKB, Rusia.

Më parë gjatë ditës Parlamenti i Turqisë ka autorizuar veprimet ushtarake brenda Sirisë, në një lëvizje që shkaktoi protesta anti-luftës.
Konflikti Turqi-Siri
Ushtria turke në kufi me Sirinë
Turqi, parlamenti aprovon sulmet ndaj Sirisë
Siria, SHBA në krah të Turqisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›