OKB dhe SHBA dënojnë sulmet me bomba në Turqi
Zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara kanë dënuar sulmet e djeshme me bomba në një qytet të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, nga i cili janë vrarë 43 vetë dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka dënuar sulmin duke thënë se asnjë arsye ose zemërim nuk e arsyeton sulmin ndaj civilëve.
Nga ana tjetër, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, vlerësoi se sulmi me bomba ishte i tmerrshëm dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë seë bashku me Turqinë, aleat në NATO.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Turqisë, Besir Atalay, tha se grupet e ndërlidhura me regjimin dhe shërbimet e inteligjencës në Siri, janë të dyshuara për shpërthimet në qytetin Rejhanli, në provincën Hataji, ku ndodhen mijëra refugjatë sirianë.
Turqia e mbështet opozitën në luftën civile në Siri dhe ka kërkuar largimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.