OKB diskuton për Kosovën
Siç është bere e ditur paraprakisht, ne këtë raport Ban Ki Moon ka përcaktuar ngjarjet ne veri si shqetësuese ndërsa ka dhënë mesazhin se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ti rikthehen gjuhës se dialogut. Ne këtë seance Kosova do te përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga homologu i tij Vuk Jeremic. Para këtij takimi Jeremic kishte kerkuar seance te posaçme për situatën ne veri, kërkesë kjo e refuzuar nga anëtarët e përhershëm te Këshillit te Sigurimit. Si pasoje e tensioneve ne veri te Kosovës nga përplasja e serbeve dhe policeve kosovare mbeti i vrare polici Enver Zymberi. Kjo u pasua nga djegia e pikave doganore, deri ne marrjen e plote te kontrollit nga KFOR. Reagimet e komunitetit ndërkombëtar kane qene te qarta. Ata kane mbështetur Kosovën për shtrirjen e kontrollit ne te gjithë territorin e vet.