E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajrami festohet edhe ne burg

Ne paraburgimin 313 ne Tirane, e marta e kësaj jave ka nisur ndryshe nga zakonisht. Sapo ora ka shënuar 07:00 e mëngjesit 39 prej te paraburgosurve 27 burra dhe 12 gra qe ndodhen ne këtë institucion te akuzuar për vepra te ndryshme, qe nga vrasjet grabitjet e trafik droge janë bere gati për te kryer faljen e namazit te Fiter Bajramit. Një prej tyre Eduart Karai thotë se megjithëse ndodhet i dënuar vazhdon te kryeje ritet e festet se Bajramit. Pjese e këtij rituali kane qene dhe personazhe VIP si anëtarët e bandës se Durrësit, Lulzim Berisha, Edmond Taullau, Bujar Gashi, i akuzuari i bandës se Cërrikut Alban Toska, apo dhe ish-drejtori i stadiumit “Qemal Stafa” Gamend Sallaku, i arrestuar pak dite me pare për korrupsion. Nderkohe, Myftinia e Elbasanit ka shfrytëzuar ditën e Fiter Bajramit për te kërkuar monitorim te procesit te regjistrimit popullsisë me vetedeklarim te fesë dhe etnisë duke kërcënuar edhe me bojkot. Tashme është kthyer ne tradite, qe besimtaret myslimane te Lushnjes te festojnë te ndare ne dy kampe festat fetare. Riti i faljes se Namazit është zhvilluar ne te njëjtën kohe ne xhaminë e re te qytetit dhe ne objektin e vjetër te kultit. Ndarja e besimtareve myslimane ne këtë qytet ka ndodhur gjashte vjet me pare, kur ne krye te xhamisë se Lushnjes u emërua Tomorr Borici. Fisi Dervishaj qe kishte ne kryesine e myftinise disa prej drejtuesve doli kundër këtij emërimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›