E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB-ja dhe Siria bien dakord për protokollin e monitoruesve

Një zëdhënës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, tha se marrëveshja mbulonte funksionet e misionit dhe përgjegjësitë e qeverisë siriane.

Në Siri prej një jave ka hyrë në fuqi një armëpushim i brishtë, porse dhuna raportohet se vazhdon në shumë qytete.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon pritet të informojë Këshillin e Sigurimit në lidhje me situatën në Siri.

Më herët, Ban tha se dhuna ka precipituar në ditët e fundit, dhe tha se do kërkojë që numri i monitoruesve të rritet nga 30 në 300.

Disa korrespondentë thonë se Këshilli i Siguritmit, i cili nuk do të marrë ndonjë vendim deri javën tjetër, mund të druhet të vendosë në Siri monitorues të paarmatosur nëse situate vijon të jetë e njëjta.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-19 17:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›