E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet një 43-vjeçar nga Athina

Vasil Zoto, 43-vjeç, lindur në Durrës, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës në vitin 2008 ka dhënë masën e sigurimit “arrest me burg” për veprën penale të vjedhjes me armë.

Shtetasi Vasil Zoto akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 20.03.1997, tek stadiumi i qytetit Gjirokastër, i kanë grabitur nën kërcënimin e armës automjetin një shtetasi, të cilit i kishin kërkuar shërbim taksi.

Arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Vasil Zoto, është bërë më datën 23.09.2011, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën. /Start/
    

                                                                                             2012-04-20 08:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›