OKB-ja kundështon urdhërat e Izraelit për evakuimin e banorëve të Gazës

Kombet e Bashkuara dënuan të martën udhërat më të fundit të evakuimit që Izraeli lëshoi ndaj banorëve dhe atyre që janë strehuar në qytetin e Gazës. Paralajmërimi më i fundit izraelit për evakuime mbuloi gati të gjithë qytetin kryesor të enklavës ku vijojnë luftimet intensive.
Që nga data 27 qershor, izraeli ka lëshuar tre urdhëra evakuimi për atë qytet si dhe një për jugun e territorit palestinz.
OKB thotë se dhjetra mijëra palestinezë janë larguar nga vendbanimet apo vendstrehimet e tyre dhe shumë nga të zhvendosurit kishin lëvizur drejt perëndimit të qytetit të Gazës, ku sërish u përballën me kërcënimin e sulmeve ajore izraelite.
Zyra e OKB për të drejtat e njierut shprehu tronditjen për urdhërat e reja që iu janë dhënë civilëve në Gaza, shumë prej të cilëve janë shpërngulur disa herë pë t’u evakuar në zona ku ende vijojnë operacionet ushtarake izraelite dhe ku civilët vijojnë të vriten dhe plagosen.
Ushtria izraelite ndërkohë bëri me dije se po vijonte një operacion kundër terrorizmi kundër Hamasit dhe xhihadit izlamik në qytetin e Gazës. Sipas kësaj ushtrie, në ofensivën më të fundit ndaj qytetit të Gazës janë vrarë dhjetra militat të Hamasit si dhe xhihadit islamik.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /