E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja miraton rezoluten per Gazen

Keshilli i Sigurimit te OKB-se ka miratuar nje rezolute qe kerkon ndalimin e luftimeve ne Rripin e Gazes.

Sipas burimeve nga Pallati i Qelqte ne Nju Jork, dokumenti kerkon arritjen e nje armepushimi te qendrueshem mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas te njejtave burime, rezoluta, nje propozim i vendeve arabe, u votua unanimisht nga te 15 vendet anetare te KS-se.

Ne tekstin e rishikuar te rezolutes perfshihen dy kerkesat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per Hamasin dhe ngritjen e nje force nderkombetare kunder kontrabandes se armeve. Ky zhvillim pasoi nje dite te mbushur me zhvillime ne Rripin e Gazes.

OKB-ja nderpreu furnizimin e popullates palestineze me ndihma per shkak te vrasjes se shoferit te njerit prej kamioneve te organizates, vrasje per te cilen akuzoi ushtrine izraelite.

Edhe Kryqi i Kuq Nderkombetar tha se po kufizonte operacionet ne Rripin e Gazes per shkak te sigurise se personelit, qe gjate dites se enjte u gjend nen bresherine e predhave izraelite.

Bombardimet vazhduan me viktima te tjera, ndersa konflikti u zgjerua edhe ne kufirin mes Izraelit dhe Libanit. Pasi Izraeli akuzoi grupin Hezbollah se hodhi raketa “Katjusha” ne veri te vendit dhe plagosi dy persona, ushtria izraelite u kunderpergjigj me artilerine e rende.

Bilanci i konfliktit qe ka hyre tashme ne diten e 14-te, sipas burimeve palestineze, shkon ne 765 te vdekur dhe mbi 3 mije te plagosur.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›