OKB kerkon 164 milione usd per Haitin
Kombet e Bashkuara kane bere apel per rreth 164 milione dollare per te luftuar epidemine e kohleres ne Haiti e cila deri tani ka marre 724 jete njerezish.
Zedhenesja e OKB Elisabeth Byrs ka deklaruar se nese fondet nuk sigurohen te gjitha perpjekjet tona mund te rrenohen nga epidemia.
Ajo tha se kjo semundje ka infektuar deri tani 11.125 persona ne 5 nga 10 rajonet e Haitit.
Ekipet mjekesore po luftojne per ta mbajtur kohleren brenda kufijve te kryeqytetit Port au Princ pavaresisht frikes se ajo mund te perhapet ne kampet me cadra ku jetojne te mbijetuarit e termetit te janarit.
Sipas Ministrise lokale te Shendetesise mbi 80 persona kane vdekur ne 24 oret e fundit ne te gjithe vendin.