Bogdani Per ezenen le edhe Kombetaren

Skuadra e ezenes kete jave mori tri pike ndaj Lacios. Kuqezinjte do te luajne nje miqesore me Maqedonine me 17 nentor
Trajneri i Kombetares Shqiptare Josip Kuzhe edhe pse ka tri dite qe ka ardhur ne Tirane ende nuk ka shpallur listen e lojtareve qe do te ftoje per te luajtur ne miqesoren e 17 nentorit ndaj Maqedonise. Me sa duket numri nje i kombetares kuqezi eshte vene paksa ne veshtiresi duke qene se shume prej titullareve te palevizshem po i shmangen ketij takimi qe vlen sa per statistika. I pari ne kete liste speciale eshte Erjon Bogdani. Sulmuesi i Cezenes qe gjithmone ka qene titullari i Kuzhese kesaj radhe e ka pezmatuar kroatin duke deklaruar per Corriere di Romagna se per bardhezinjte e Cezenes eshte gati qe te heqe dore nga Kombetarja. Nje deklarate e tille nuk do ti kete pelqyer aspak kroatit duke qene se i ka paraprire publikimit te listes.
Rilindja
Kete vere dukej drejt fundit te karrieres se tij por Erjon Bogdani ne edicionin qe po luhet po kalon nje rini te dyte. Shtatlarti i kombetares kuqezi ka rilindur per se dyti fale trajnerit Fikadenti. Ky i fundit qe e kishte stervitur edhe me pare tek Verona eshte personi qe i besoi perseri Bogut. Dhe shqiptari ka gjetur menyren me te mire per tia shperblyer teknikut duke shenuar gola. Kete sezon Erjon Bogdani ka luajtur te 10 ndeshjet si titullar duke u kthyer keshtu ne nje pike reference per klubin qe deri me tani ka shenuar plot tre gola me shume se sa cdo lojtar tjeter i Cezenes. Mrekullia e fundit e kesaj skuadre ishte ajo e se merkures mbrema kur mundi 1-0 ekipin e Lacios qe pas takimit te Manuzzi-t humbi edhe vendin e pare.
Vendimi
Qe nga fillimi i sezonit une nuk jam ndalur nje moment per te pushuar. Prandaj ne kete pike te kampionatit po ndiej paksa lodhjen. Megjithate ju premtoj dicka une dua qe te rikuperoj formen time me te mire prandaj kam vendosur qe te mos grumbullohem me Kombetaren time. Tani dua te mendoj vetem per Cezenen prandaj nuk do te luaj te merkuren ndaj Maqedonise. Me kete deklarate te dhene per Corriere di Romagna sulmuesi shqiptare i Cezenes hoqi emrin e tij nga lista qe komisari teknik i Shqiperise Josip Kuzhe ende nuk e ka publikuar. Nga fjalet e shqiptarit kuptohej qarte se kembet e tij nuk mund te perballonin kalendarin e ngjeshur te futbollit evropian. Ne qofte se Bogu do te luante keshtu edhe ne miqesore atehere takimi i 17 nentorit do te ishte i katerti brenda 11 diteve.
Look i ri
Perfaqesuesja kuqezi pritet te shfaqet me nje look te ri ne takimin e radhes. Ky ndryshim ne disa pika te fushes eshte i detyruar ndersa ne disa te tjera duket se do te vije nga zgjedhja e vete lojtareve. Ndryshimi fillon qe nga porta ku pas operacionit te Arjan Beqajt jane disa emra ne balotazh per nje vend titullari. Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bejne me dije se ka gjasa qe zgjedhja e pare e teknikut kroat te jete portieri i Skenderbeut Orges Shehi. Per 33-vjecarin behet fjale per te parin grumbullim ne ekipin kombetar megjithese ka qene nje nga gardianet me te spikatur ne kampionatin shqiptar. Ai numeron rreth 400 ndeshje me Teuten Bylisin Vllaznine Partizanin Besen dhe Skenderbeun. Shehi shihet si portier i dyte edhe ne eliminatoret e Euro 2012-es ndersa numri 1 do ti besohet Samir Ujkanit. 22-vjecari eshte ne pronesi te Palermos por aktivizohet me Novaren ne Serine B ku po shkelqen me paraqitjet e tij ne kete sezon. Ekipi piemontez kryeson me merite kategorine e dyte dhe eshte nje nga pretendentet per tu ngjitur mes me te mireve te futbollin italian sezonin e ardhshem. Nderkohe nje tjeter risi e perfaqesueses ne miqesoren perballe fqinjeve lindore eshte edhe mesfushori i Kievos Ledian Memushaj. 23-vjecari qe debutoi se fundi me ekipin veronez ne Kupen e Italise ka nje rast te mire per te treguar se eshte i vlefshem per formacionin e Shqiperise. Nderkohe pritet qe ne skuader te rikthehet edhe sulmuesi i Vorskla Poltaves ne Ukraine Ahmed Jonuzi i lene jashte ne ndeshjet ndaj Bosnjes dhe Bjellorusise si dhe kapiteni Altin Lala i cili ka lene pas demtimin ne gju. Perfaqesuesja kuqezi do te grumbullohet te dielen me 14 nentor ne Pogradec.