E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB kërkon bisedime me Iranin mbi çështjen nukleare

BRUKSEL - Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, i bëri thirrje Iranit të përzgjedhë menjëherë një grup të ri negociatorësh për rihapjen e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur mbi çështjet nukleare, pas zgjedhjes së presidentit, Hasan Rohani. 

"Ne presim që Irani të angazhojë një ekip negociatorësh. Ne shpresojmë që kjo të kryhet shpejt dhe që të mund të takohemi me këtë grup negociatorësh sa më parë", deklaroi Ashton pas një mbledhjeje në Bruksel me përfaqësues të SHBA, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë.
"Jemi mbledhur për të analizuar mënyrën më të mirë të progresit drejt gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike për dosjen nukleare iraniane", deklaroi Ashton. 

Hasan Rohani, i cili do të marrë funksionet e tij më 3 gusht, deklaroi më 29 qershor se zgjedhja e tij do t'i hapte rrugë një marrëveshjeje konstruktive me komunitetin ndërkombëtar, por duke mbrojtur të drejtat e vendit të tij për sa i përket çështjes nukleare. 
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›