OKB largon gjysmën e personelit nga Afganistani
Ky vendim vjen pas një sulmi në Kabul, ku mbetën të vrarë pesë punonjës të OKB-së. Me këtë vendim gati gjysma e personelit ndërkombëtar prej 1300 vetash, do të nxirret nga Afganistani për gati një muaj.
Përmes një deklarate, thuhet se zhvendosja afatshkurtër bëhet me qëllim që të shtohen masat e sigurisë për personelin e OKB-së.
Organizata thotë se aktivitetet kryesore, si shpërndarja e ndihmave ushqimore nuk do të preken, sepse këto operacione kryhen nga punonjës afganë.
Në fakt shtohet se masat ekzistuese të sigurisë nuk janë të mjaftueshme. Ndërkaq në Helmand, trupat britanike vazhdojnë të jenë në kërkim të policit afgan që vrau pesë ushtarë britanikë ditën e martë. Hetimet vazhdojnë për të gjetur nëse ai ka lidhje me Talebanin.