E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Vrasja e Xhindit, për motive politike

Deputeti Gramoz Ruçi theksoi sot se ka shumë arsye që e shtyjnë për të deklaruar një pistë të tillë.

"Përgjigjet pa përgjigje të pushtetit të Sali Berishës deri më sot kanë hedhur në tavolinë të organeve kompetente të gjitha pistat e mundshme. Po sipas verdikitit të tyre të gjitha nuk qëndrojnë. Aktualisht ka mbetur vetëm një pistë: Fatmir Xhindi është vrarë vetëm për arsye politike. Pistë që nuk është hedhur para organeve kompetente. Këtë pistë nuk mund ta hedhë pushteti i Sali Berishës", theksoi Ruçi.

Sipas tij, "Është pista politike sepse pas 6 muajsh pas vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, veprimet hetimore rezultojnë tërësisht të stopuara. Është pista politike pasi  Policia e Shtetit nuk  është duke  kryer asnjë veprim hetimor për zbulimin e autorëve dhe gjetjen e provave".

Kjo është deklarata e parë e "fortë" që vjen nga një zyrtar i Partisë Socialiste. Fatmir Xhindi u vra 6 muaj më parë në afërsi të banesës së tij në Roskoveç. Që prej asaj kohe, pavarësisht hetimeve, kjo ngjarje ende nuk është zbardhur, ndërsa nuk ka ende as të dyshuar.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›