E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB miratohet rezoluta per Kosoven

Projektrezoluta e Serbise per Kosoven e cila u ndryshua ne momentin e fundit pas presionit te Bashkimit Evropian eshte miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara.
Rezoluta e re i hape rruge dialogut dhe normalizimit te raporteve ndermjet Serbise dhe Kosoves nuk parashikon negociata te reja per statusin e Kosoves dhe njeh mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise sipas se ciles Deklaratat e Pavaresise se Kosoves nuk bie ndesh me te drejten nderkombetare.

Kjo rezolute ne fakt eshte bere nga BE-ja ndersa Serbia u detyrua ta pranoje pasi ne te kunderten shteti serb nuk do te kishte te ardhme evropiane. Ne Serbi disa parti e kane quajtur kapitullim e disa edhe si shpetim pranimin e presidentit serb Boris Tadic per te ndryshuar versionin e pare te projektrezolutes me ane te se ciles kerkoheshin negociata te reja per status dhe nje vleresim politik per Mendimin e GJND-se.

Mbledhja e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ka filluar me vonese pasi Serbia ka insistuar qe anetaret e delegacionit te Kosoves te largohen nga salla. Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic kerkoi qe para se te nis shqyrtimi i projektrezolutes se BE-se dhe Serbise per Kosoven te largohen nga salla presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu kryeministri Hashim Thaci dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni. Ky i fundit eshte takuar me kryesuesin e mbledhjes mirepo pas konsultimit me aleatet delegacioni i Kosoves nuk ka pranuar te largohet nga salla e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Sejdiu Thaci Hyseni dhe anetare te tjere te delegacionit te Kosoves ishin te pranishem ne sallen e mbledhjeve te Asamblese se Pergjithshme ne pjesen ku qendrojne mysafiret pasi Kosova nuk eshte ende anetare e OKB-se dhe delegacioni i saj nuk mund te qendroje ne sektorin ku ulen delegacionet e shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara.

Ne fillim te mbledhjes ministri serb pasi nuk ia ka arritur qellimit kerkoi nga kryesuesi i Asamblese se Pergjithshme te sqaroje se ne cfare cilesie eshte i pranishem delegacioni i Kosoves ne salle dhe pergjigja ishte se anetaret e ketij delegacioni jane te ftuar te Britanise se Madhe Frances Italise Gjermanise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Jeremic me pas e mori fjalen duke kerkuar qe projektrezoluta e Serbise e harmonizuar me Bashkimin Evropian te miratohet me aklamacion. Ai tha se me kete rezolute Serbia nuk e njeh Kosoven por respekton vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Rezoluta krijon mundesi per dialog. Ne nuk jemi te ngujuar assesi nuk do te deshtojme sepse ne shohim ne te ardhmen legjitimitetin e kauzes sone tha Jeremic.

Perfaqesuesja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne OKB Rosemary DiCarlo tha se Washingtoni mbeshtet kete rezolute per te cilen sipas saj eshte arritur nje konsensus ne momentin e fundit. Ajo tha se mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ka qene i qarte dhe e ka vulosur pavaresine e Kosoves. DiCarlo tha se Kosova eshte rast unik dhe se mbeshtet dialogun Prishtine-Beograd per ceshtje teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›