Plani per djegien e Kuranit reagime ne mbare boten
Vendimi i pastorit Terry Jones ne Florida per te djegur Kuranin ne 9 vjetorin e sulmeve te 11 shtatorit ka sjelle reagime ne mbare boten.
Keshtu departamenti amerikan i shtetit i ka urdheruar Ambasadat e Shteteve te Bashkuara ne mbare boten qe te vleresojne masat e sigurise para planeve per djegien e kopjeve te Kuranit me 11 shtator.
Por mbeshtetesit e kesaj Kishte te krishtere deri tash i kane refuzuar thirrjet nga sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton dhe komandantet e larte ushtarake amerikane per ti anuluar planet per djegie per te shenuar 9 vjetorin e sulmeve terroriste kunder Shteteve te Bashkuara me 11 shtator 2001.
Zyrtaret amerikane thane se jane te shqetesuar se djegia e tille do ti nxise ndjenjat anti-amerikane e vecanerisht ne mesin e arabeve dhe myslimaneve te tjere dhe kjo do ti vere ne rrezik trupat diplomatet dhe turistet e Shteteve te Bashkuara.
Edhe ish-kryeministri britanik Toni Bler e denoi ashper qellimin e nje grupi integralistesh te krishtere nga Florida per djegien e Kuranit duke i nxitur me teper njerezit per leximin e tij.
Ne vend qe ta djegin Kuranin do ti inkurajoja me teper njerezit qe ta lexonin ate beri te ditur ne nje komunikate ish-kryeministri dhe perfaqesuesi aktual i Katershes per Lindjen e Mesme. E denoj aktin e djegies se Kuranit. Kjo eshte dicka e pavlere e gabuar dhe do te denohet gjeresisht nga popujt fetare ose jo beri te ditur Bler.
Ndersa Per kryetarin e Bashkise se Nju Jorkut djegia e Kuranit eshte nje fyerje por edhe nje e drejte e mbrojtur nga amendamenti i pare.
Michael Bloomberg ka denuar iniciativen qe pritet te ndermerret me 11 shtator nga pastori Terry Jones ne Florida por ka mbrojtur gjestin si nje e drejte.
Nuk mund te perdorim amendamentin e pare vetem kur na pelqen eshte shprehur Bloomberg duke iu referuar kushtetutes e cila garanton lirine e shprehjes se mendimit.
Nderkaq ne Afganistan dhe Indonezi jane zhvilluar protesta kunder vendimit te kishes.
Irani ka paralajmeruar se djegia publike e Kuranit mund te provokoje reagim te pakontrolluar te myslimaneve.
Megjithate predikuesi Terry Jones thote se ka ndermend ta zhvilloje ceremonine dhe se nuk do te terhiqet nga protestat.