OKB, paketa e re e sanksioneve ndaj Iranit

Prezantohet paketa e re e sanksioneve kundër Iranit për programin e tij bërthamor, paketë kjo e cila përben edhe raundin e katërt të sanksioneve ndaj Repblikës Islamike. Në dosjen dorëzuar Këshillit të Sigurimit në OKB, parashikohen sanksione të reja më të forta kundrejt Iranit në fushën e shit-blerjes së armëve, shtim të kontrolleve të tregtarëve dhe kompanive tregtare iraniane në porte e aeroporte si dhe aktivitet të kufizuar për bankat iraniane që operojnë jashtë Iranit.
Në paketën e re, hartuar prej SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë u kërkohet vendeve të OKB-së të tregohen të kujdesshëm ndaj aktivitetit bankar Gardës Revolucionare Iraniane, ku përfshihet edhe banka qendrore. Dokumenti mbyllet duke ritheksuar edhe njëherë "shqetësimin e madh" të ndërkombëtarëve për vendimin e Teheranit për të vazhduar pasurimin e uraniumit në masën e 20 përqindëshit. Paketa, pas shqyrtimit prej Këshillit të Sigurimit do të kalojë për miratim në gjysmën e parë të muajit qershor.
Adela Zeza