Greva në ditën e 19-të, 61 grevistë në spital
Greva e urisë e deputetëve socialistë dhe mbështetësve të tyre ka hyrë sot në ditën e 19-të të saj. Mesnatën e të martës një tjetër grevist ka lënë cadrat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë. Anila Batalli, nga Elbasani u dërgua në spital rreth orës 12.05 të mesnatës pas shqetësimeve të rënda shëndetësore.
Largimi i saj e çon në 61 numrin e grevistëve që kanë ndërprerë grevën. Nderkaq gjendja shëndetësore e grevistëve të tjerë vazhdon të rëndohet. Socialistët shprehen të vendosur ne vazhdimin e protestës së tyre, ndërsa grevistët që kanë lënë cadrat si pasojë e përkeqësimit shëndetësor do të zëvendësohen nga të tjerë.
Anisa Braho < I mëparshmi