OKB rezolute e re per Sirine

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe do të paraqesin në OKB një rezolutë të përbashkët, në të cilën do të bëjnë thirrje për dhënien fund të dhunës në Siri.
Rezoluta, e cila kërkon ndihmën e Ligës Arabe, është mirëpritur nga vendet që formojnë këtë organizëm.
Megjithatë, me Këshillin e Sigurimit që ka hedhur poshtë një rezolutë të mëpërshme ndaj Sirisë, pas vetos së Rusisë dhe Kinës, dokumenti do të paraqitet për debat vetëm në Asamblenë e Përgjithshme, e cila nuk e njeh të drejtën e vetos, por as nuk mund të vendosë pa ia kaluar dokumentetin Këshillit.
Më parë gjatë javës, SiriaRusia: Në Siri po nis një luftë civile Liga Arabe, ultimatum Asadit Siri, sulm ndaj bazës ushtarake Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se konflikti në Siri po merr gjithmonë e më shumë pamjen e një lufte civile. Megjithatë, ai refuzoi të përkrahte thirrjet për ndihmë të opozitës siriane.
Pas vetos së vendosur më parë, vendet perëndimore kanë mbetur të “çarmatosura” për dënimin e dhunës në Siri dhe kjo është një përpjekje e re për të rritur presionin ndërkombëtar mbi regjimin e presidentit Bashar al-Assad.
Pritet që projektrezoluta të paraqitet për miratim gjatë javës së ardhshme. Në dokument, është vendosur theksi tek shkelja e vazhdueshme e të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve të Damaskut.
Liga Arabe, nga ana e saj, ka lajmëruar se së bashku me Turqinë do të vendosë sanksione mbi Sirinë, nëse nuk do të realizohen disa kërkesa që lidhen me dhënien fund të dhunës në vend. Afati për zbatimin e këtyre kërkesave skadon të premten.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Trafikantët, zjarr me policinë greke
Ngjarja ndodh vetëm 300 metra nga kufiri
Borxhi, reformat mund ta lehtësojnë
Arrorët, qeveria premton 290 milionë $
Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik