Cristiano Jemi para Barcelones ne renditje

Cristiano Ronaldo u shpreh se fakti që Real Madrid është para Barcelonës në renditjen e kampionatit spanjoll të futbollit motivon edhe më shumë atë dhe shokët e tij të ekipit.
“Është e rëndësishme të jesh para Barcelonës. Kjo gjë na motivon. E kemi nisur mirë kampionatin dhe duam të vazhdojmë kështu deri në fund për të luftuar për tre tituj: Ligë Kampionesh, kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit”, tha sulmuesi portugez gjatë prezantimit të linjës së tij të veshjeve në bashkëpunim me ‘Nike’.
“Ne po luajmë mirë dhe po fitojmë, të njëjtën gjë po bën edhe Barcelona. Duhet të luajmë edhe shumë ndeshje të tjera para se të vijë Klasikja. Nuk mendoj për hakmarje ndaj katalanasve, por për fitore në mënyrë që të arrijmë objektivat”, shtoi numri 7 madrilen.
Përsa i përket Topit të Artë FIFA, Cristiano Ronaldo u përgjigj shkurt: “Për momentin nuk më intereson fare.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Topi i Euro 2012
Topi me të cilin do të luhet “Euro 2012” është më i shpejtë dhe më i paparashikueshëm në trajektoret e tij se Jabulani i botërorit “Afrika e Jugut 2010”, që mori shumë kritika nga portierët. Franca, Abidal refuzon shiritin e kapitenit
Eric Abidal, mbrojtësi francez i Barcelonës, i ka thënë trajnerit të “Gjelave”, Laurent Blanc, se nuk dëshiron që të mbajë shiritin e kapitenit në kombëtare. Low: Gjermania ka rritur nivelin
Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, mendon se ekipi që ai drejton ka përparuar shumë gjatë vitit të fundit dhe tashmë është “afër nivelit të Spanjës”. Botërori i klubeve, shorti ndihmon Barcelonën
Për Barcelonën duket se nuk do të jetë e vështirë për të siguruar finalen e Botërorit të klubeve që do të zhvillohet në Japoni në muajin dhjetor. Kontrata e re, De Rossi humb durimin
Cështja e rinovimit të kontratës së De Rossi-t është kthyer në një problem të madh për skuadrën e Romës. Mesfushori italian nuk është i kënaqur me bisedimet që po zhvillohen me drejtuesit e klubit duke e komplikuar gjithnjë e më shumë këtë cështje.
Lajmet kryesore
Trafikantët, zjarr me policinë greke
Ngjarja ndodh vetëm 300 metra nga kufiri
Borxhi, reformat mund ta lehtësojnë
Arrorët, qeveria premton 290 milionë $
Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik