E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB,kritikohet draft-traktati për armë

Një draft i ri i Traktatit për Tregti me Armë që iu prezantua shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara nxiti kritika të ashpra në mesin e 80 shteteve, sipas të cilave, drafti ishte tejet i dobët.

Në deklaratën e përbashkët të 80 shteteve, në të cilën nuk përfshihen pesë shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit-Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Britania kritikohet edhe gjuha e përdorur në draft.

Ndërkohë, organizatat joqeveritare si Amnesty International dhe Oxfam i dërguan një letër presidentit amerikan, Barak Obama, duke i kërkuar që në dokument të përfshihet edhe mbrotja nga armët.

Ndërkaq, përmes një deklarate që publikoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ai shprehu shqetësimin mbi “progresin e kufizuar” që është arritur deri më tani në këtë drejtim.

Negociatat pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›