Mun në Srebrenicë: Të nxjerrim mësime nga kjo masakër

Ban është sekretari i parë i përgjithshëm i OKB-së që u prit në qendrën memoriale të Potocarit, pranë Srebrenicës, ku prehen 5 600 viktimat e masakrës së kryer në korrik të vitit 1995, kur u vranë më shumë se 8000 burra e djem myslimanë nga forcat serbe.
I shoqëruar nga Bakir Izetbegoviç, përfaqësuesi mysliman i presidencës tripalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Ban vendosi një tufë me lule dhe u përul para monumentit ku janë gdhendur emrat e viktimave të varrosura.
"Duhet të mësojmë leksionin nga Srebrenica që të parandalojmë masakra të reja në botë'', tha ai dhe shtoi se për një sekretar të përgjithshëm të OKB-së nuk ekziston vend më i dhimbshëm për vizitë sesa ardhja në qendrën memoriale të viktimave nga gjenocidi në
Srebrenicë.
"Derisa qëndroj këtu dhe shoh radhët pa fund me varre, emrat Amir, Hamdija dhe 8 000 të tjerë, dua të them se Srebrenica është vend i shenjtë për familjet e viktimave, por edhe për familjen e kombeve", tha Ban./Start/
2012-07-26 16:33