E Shtunë, 31 Tetor 2026

ONUFRI 09, Artistët, të lirë për tu inspiruar

Ndërsa pritet çelja e edicionit XVI të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore Onufri?, 24 dhjetor 09, kuratori Parid Teferiçi, ka bërë të ditur për median se sivjet, ndryshe nga herët e tjera në këtë konkurs nuk do të ketë një temë të caktuar, mbi të cilën duhet të punojnë apo të referohen artistët.

Pra, tema është e lirë dhe në këtë mënyrë do të krijohet një nxitje më e madhe për të gjithë artistët shqiptarë që duan të hynë në garë. Ekspozita do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve për Krishtlindje dhe do të qëndrojë e hapur deri më 4 shkurt 2010.

Sipas Teferiçit, një kurator i mirë nuk duhet të jetë dikator që fikson një tezë apo temë të caktuar dhe u imponohet artistëve të meditojnë rreth saj, sepse në këtë rast, artisti do të dukej si një punëtor i rëndomtë që thjesht zbaton planin. Për momentin, Teferiçi po shikon se cila është skena dhe prapaskena artistike e Tiranës. Në bazë të saj do të ngre një tezë që i lidh të gjitha dhe do të krijoj një ide të caktuar shprehet ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›