I ndjekur nga perënditë

***
Historitë më të ngjashme të shkruara këto vite pas 90-ës në Shqipëri janë histori që lidhen pak a shumë me trysninë, dhe pasojat e një diktature të gjatë shumë të gjatë. Mirëpo jo të gjithë librat e botuar të këtij lloji janë brumë letrar, ashtu si njerëzit që i kanë shkruar ato janë nisur nga disa pikësynime dhe nga disa nivele kulture dhe formimi, pavarësisht vuajtjes. Kështu u krijua një lloj korridori ku janë lëvruar libra të llojit burgologji, kujtime, ditarë, dorëshkrime, romane autobiografikë, romane gjysmë letërsi ,gjysmë publicistikë, libra me kujtime përzierë me kronologji që të gjitha me një përfundim- diktatura ishte një makinë poshtë së cilës vërtiteshim ne, dhe na takonte ne të fluturonim lart, apo të rrëshqisnim poshtë si bollat. Këtu fillonin ëndrrat. Në çastin që fillonin ëndrrat dhe ngriheshin lart, gjendej një dhëmbëz e kësaj makinerie dhe i shkëpuste në mes. Pa pyetur për moshë, pa pyetur për kulturë, për vlerë, për inteligjencë, për klasë. Rrafshimi dhe zhvlerësimi ishin pikësynime të regjimit, pasojat e të cilit i vuajmë ende sot e kësaj dite, pasi në shumë raste vlerësojmë po sipas atyre parimeve, po sipas të njëjtit sistem përzgjedhjeje.
***
Ikje nga trilli i perëndive i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure, e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjes; familjen që krijoi pas daljes nga burgu, ia dëbojnë për 25 vjet të mundimshëm në Gosë të Kavajës. Dhe në fund, ikja nga Shqipëria. Aftësia e shkrimtarit që me pak fjalë tregon thelbin e së tërës është një ngacmim që e bën vetëm një shkrimtar pjekuria shkruese e të cilit nuk diskutohet më shumë.
Ishte dhjetor dhe ai e dinte që në atë periudhë të vitit i ati, i punësuar prej disa vitesh në minierën kromit të Rubikut, ishte shumë i zënë me punë.
-Se ... sepse jam transferuar këtu.
-Në Tiranë? Sa gjë e bukur! Po ku?
-Në të vërtetë, hë për hë jam në dispozicion, por...
-Mos u bëj merak baba. Ajo që vlen është se je kthyer sërish në Tiranë. Sa gjë e bukur! Do jemi sërish të tre bashkë!
Në atë kohë duhej të bënte edhe gati shtatë vite burg.
Ai e përjetonte si gëzim të vërtetë atë që ishte preludi i një tragjedie. Tre muaj më vonë babanë e tij e pushkatuan.
Nuk janë vetëm dëshmi të thjeshta historike, pasi në Shqipërinë e diktaturës ato janë me mijëra. Veçantia e shkrimtarit është se arrin të përcjellë këtë histori përmes artit. Kjo është forca dhe fuqia e artit të vërtetë. Një fjali e prerë, një strukturë të cilën, rrallë e gjen kaq të goditur; funde ngjarjesh që janë si hallka e që të bëjnë të vëmendshëm se diku do ti lexosh sërish, ndaj, mos e lësho librin; një kaleidoskop i vërtetë kujtimesh këto janë më shumë se çdo roman autobiografik.
Nëse në Itali botimi i këtij libri u prit me kërshërinë që kanë të huajt për historinë e vendeve të vogla, në Shqipëri, në Kosovë ky libër e kalon kufirin e kureshtjes. Ikja nga trilli i perëndive është libër që trondit. Është kjo tronditje që i duhet kombit tonë, sepse ndryshe do na mbulojë harresa, veli i padukshëm e joshës i skllavërisë dhe diktaturës. Ky është një detyrim moral të cilin e mbajmë brenda vetes dhe që i ka rrënjët te arsyeja. Në këtë rast mëson për sjelljen. Jo të një individi. Të një personazhi. Por të një kohe të zaptuar keqas nga një prej diktaturave më të egra komuniste.
Vlerësime për romanin e botuar në italisht:
"Në nëntor 2001 Amik Kasoruho boton në Itali romanin e tij autobiografik 'Il lunghissimo volo di un'ora' Është një vepër kujtimesh që nga vegjëlia e deri në ditët e sotme, një vepër që i mungon asaj letërsie shqipe, e cila zakonisht quhet 'letërsi e burgut apo e të përndjekurve politikë dhe që fatkeqësisht (ose çuditërisht) përfaqësohet me katër a pesë vepra ..."
Robert Shvarc, në revistën ARS
***
"As përdorimi i një formule tregimtare, që në krahasim me atë të zbatuar në memuare duhet të tregojë nevojë apo aftësi për të vendosur një barazlargësi emotive, nuk e lehtësojnë barrën tragjike të lëndës së trajtuar ... Dashuria dhe kultura janë mjetet që na japin dorë të gjithëve të shresojmë se, gjithsesi, qytetërimi i zotëron antikorpet për t'i mbijetuar barbarisë."
(Nga parathënia e botimit italisht shkruar nga poeti LINO ANGIULI)
***
"E vërteta nuk duhet shmangur ... thotë një protagonist i librit... Dhe në emër të këtij parimi është shkruar ky libër: pikërisht për parimin për të cilin janë shkruar librat e Primo Levit, Aleksandër Solzhenicinit. Eliza Springerit."
Nga kritika e botuar në revistën "Incroci" nr. 5 - 2002 Nga shkrimtari CARMINE TEDESCHI
Botime dhe çmime
Në Itali:
Un incubo di mezzo secolo lAlbania di Enver Hoxha, ¬- panoramë historiko-politike botime ARGO, LECCE, 1993 (ribotuar në vitin 1997 nga BESA Lecce). Libri është botuar edhe në Tiranë nga botuesi ÇABEJ në vitin 1996; Il prezzo di un sogno il tormentato risveglio dellAlbania kuadër historiko-shoqëror i jetës shqiptare 1986-1990, botuar nga VIVERE IN, Roma, 2000; Il lunghissimo volo di un ora kaleidoskop kujtimesh -Besa Lecce, 2002; Tra carcere Dio - Besa, Lecce, 2003 (botimi shqip Drita e Zotit dhe terri i njeriut portrete të tre klerikëve Shpresa, Prishtinë, 2002)
Përkthime në shqip:
1999 - Isabel Allende, Paula - Dituria; Luigi Pirandello, Novela dhe tregime Dituria. 2001 - Patrick OBrian, Pablo Ruiz Picasso, Bargjini; John Selby, Semi Bargjini; Isabel Allende, Eva Luna rrëfen Dituria; Vicente Blasco Ibanez, Katër bijtë e Evës Dudaj; AA.NN.- Tregime të zgjedhura (në bashkëpunim me R.Shvarc) Bargjini; Franz Kafka, Kështjella Bargjini. 2005 - Tracy Chevalie, Vajza me vath margaritari Dudaj. 2007,
Jerom K. Jerom, Tre veta në një barkë Bargjini. 2008 - Luigi Pirandello, Nata e parë, tregime Toena; Luigi Pirandello Zoja prej dylli tregime Toena.
Përkthime në italisht:
1993 - Vinçenc Prennushi, Foglie e Fiori, poesie Caritas Bari. 1998 - Pirro Misha, Il ritorno degli albanesi nella storia, saggio Besa. 1999 - Fatos Kongoli, Lombra dellaltro Besa. 2004 - Fatos Kongoli, Un sogno europeo tra Al Pacino e Kawabata Besa.
Çmime të akorduara në evente, vende dhe kohë të ndryshme
Maj 1996 - Nga Kabineti i ZV.Kryeministrit shqiptar - Në Monopoli
Qershor 1999 - Çmimi special i jurisë në konkursin për shkrimtarë emigrantë Eks &Tra - Në Modena
Korrik 1999 - Pritur nga presidenti italian Ciampi - Në Romë
Janar 2000 - Çmimi "Arbëria" me rastin e 30 vjetorit të revistës KATUNDI YNE - Në Civita, Kalabri
Shkurt 2006 - Çmimi për përkthimin më të goditur për letërsi fëmijësh iBby - Zvicër
Titulli i tekstit është i redaksisë