OPEC arrin konsensus për ruajtjen e niveleve të prodhimit
''Për vitin e ardhshëm nuk është programuar asnjë rritje e prodhimit të naftës nga OPEC'', theksoi Al Badri. "Nëse ju shikoni çmimet, ato janë shumë favorshme, por nëse ju shikoni ofertën dhe kërkesën, kryesisht stoqet, ato janë më të larta'', konfirmoi Al Badri duke shtuar se OPEC do t'i çojë ato sërish në nivele të arsyeshme. Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, organizatë kjo që siguron 40% të arit të zi botëror, konfirmoi përveç të tjerash se dëshironte një respektim më të mirë të kuotave të prodhimit. Në fund të vitit 2008, OPEC u angazhua të tërheqë nga tregu i naftës 4,2 milionë fuçi naftë në ditë, me qëllim për të penguar një ulje të kursit të arit të zi, që arriti deri në 30 dollarë.