E Shtunë, 31 Tetor 2026

Recesioni i krizës globale mbaroi, problemet mbeten

Raporti dokumenton zhvillimet e ndërthurjes ekonomike në 16 vendet e zonës euro ku veç të tjerash ka sinjale se, falë edhe efekteve 'psikologjike' të krizës mbi opinionin publik, është hapur një 'dritare mundësish' që duhet të shfrytëzohet për realizimin e reformave të rëndësishme strukturore, të cilat janë të domosdoshme për gjetjen e një rritje të qëndrueshme dhe për krijimin e vendeve të reja të punës."Nuk duhet harruar se rimëkëmbja aktuale ka treguar qëndrueshmëri falë mbështetjes së madhe të qeverive në shumë vende", deklaroi Marco Buti, drejtori i përgjithshëm për ekonominë dhe punët financiare të Komisionit të BE-së. "Mbështetje që me kalimin e kohës do të shterohen. Duke parë vitin 2010, mbetet ende një pasiguri dhe nuk mund të përjashtohet fakti se rimëkëmbja mund të pësojë ndonjë pengesë", shtoi ai."Rritja e vazhdueshme e papunësisë që është parashikuar për periudhën 2010-2011, është burim ankthi si nga këndvështrimi social po ashtu edhe nga ai ekonomik", thuhet në raportin e Brukselit. "Dhe pikërisht përballja me këtë sfidë e bën thelbësore, për Eurozonën, përballjen me energji të re dhe kurajë për realizimin e reformave strukturore që duhet të stimulojnë studimet dhe krijimtarinë, konkurrencën dhe përgatitjen profesionale", thuhet më tej në raport.Por ka edhe motive të tjera që e shtyjnë Brukselin për të qëndruar vigjilent. "Eksperienca e krizës në Greqi - thekson Buti - është burim i një shqetësimi serioz dhe pasqyron nevojën për ripërtëritjen sa më të shpejtë të besimit te tregjet, për qëndrueshmëri dhe politika mbështetëse".Për më tepër, viti 2010 do të jetë një vit "veçanërisht thelbësor për rregullimin e sistemit financiar ndërkombëtar, ku sistemi bankar vazhdon të jetë nën presion, siç edhe dëshmuan pasojat e krizës që nisi në Dubai".                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›