E Diel, 1 Nëntor 2026

ORA 19:00! Përfundon orari zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet lokale

ORA 19:00! Përfundon orari zyrtar i procesit të votimit për

Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet lokale. Ashtu si dhe ishte njoftuar në orën 19:00 ka përfunduar zyrtarisht afati i votimit për kryebashkiakët dhe këshillat bashkiakë që do të drejtojnë 61 bashkitë e vendit për katër vitet e ardhshme.

Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi më herët tha se në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do të ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se votimi vijon përtej orarit zyrtar vetëm në ato KZAZ ku ka ende votues, ndërsa në ato qendra ku nuk ka qytetarë është mbyllur procesi. Deri në orën 18:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 36.39 % në rang vendi.

Procesi i votimit në këto zgjedhje u shoqërua prej mëngjesit me problematika të shumta. Nga defekti i pajisjeve elektronike deri te raportimet për presione dhe pjesëmarrje të personave të paautorizuar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›