E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndodh në Krujë, 44-vjeçari shkon në KZAZ merr dy fletë votimi dhe i hedh në koshin e mbeturinave

Ndodh në Krujë, 44-vjeçari shkon në KZAZ merr dy

Një incident është regjistruar në një nga qendrat e votimit në Krujë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale B.T ka marrë dy fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar.

Mësohet se fletët e marra ky shtetas i ka dëmtuar dhe më pas i ka hedhur në koshin e mbeturinave.

44-vjeçari banues në Tapizë është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 13:50, Komisioni i Qendrës së Votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20, Krujë, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi shtetasi B. T. kishte marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, shtetasi B. T., 44 vjeç, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›