OSBE - Faktor stabilizues per Evropen

Me 1 gusht te vitit 1975 u krijua Konferenca per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope KSBE. Ky insituticion kishte si synim bashkejetesen paqesore brenda kontinentit evropian. Qysh prej vitit 1995 emri u ndryshua ne Organizaten per Siguri dhe Bashkepunim OSBE.
Nentor 1999. Shefat dhe kryetaret e shteteve te OSBE-se mblidhen ne Stamboll ne samitin e tyre te pare dhe te vetmin deri me sot. Takimi zhvillohet per shkak te luftes ne eceni. Grosny eshte rrenuar krejtesisht qytetaret vuajne pasojat e luftimeve te pergjakshme. Kancelari gjerman Gerhard Schrder apelon drejt presidentit rus Boris JezinZgjidheni kete konflikt me mjete politike. Respektoni rregullat qe qe kemi vene bashkarisht dhe principet e OSBE-se. Mos vini ne pyetje besueshmerine e ketyre principeve dhe madje te kesaj organizate.
ecenia eshte vetem nje shembull per faktin se edhe pas perfundimit te Luftes se Ftohte mijera njerez ne Evrope humben jeten per shkak te dhunes dhe terrorit ushtarak. Konfliktet etnike dhe perpjekjet per pavaresi zune vendin e dy superfuqive qe ndanin Evropen gjate Luftes se Ftohte.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Selia e OSBE-se ne Hofburg ne Vjene
OSBE - I vetmi instrument per politiken e sigurise ne te cilen marrin pjese te gjitha shtetet evropiane
OSBE-ja ka nderkohe 55 shtete antare. Kjo organizate eshte i vetmi instrument per politiken e sigurise ne te cilen marrin pjese te gjitha shtetet evropiane te gjitha ish shtetet e Bashkimit Sovjetik si edhe SHBA-ja dhe Kanadaja. Dhe pikerisht ky eshte edhe ndryshimi me NATO-n ne te cilin gjithashtu jane antaresuar shume shtete te ish bllokut te Evropes Lindore.
OSBE-ja ka si synim ruajtjen e sigurise ne Evrope dhe zhvillimin e demokracise. Shembulli me i fundit eshte Kirgizija. Gjate perleshjeve etnike qe ndodhen mes shumices kirgize te popullsise dhe pakices uzbeke ne qershor te ketij viti humben jeten rreth 2000 njerez. Qindra mijera te tjere u arratisen. Ministri i jashtem gjerman Guido Westerwelle Ne po kryejme bisedime intensive me partneret tane te OKB-se te OSBE-se dhe te BE-se se cfare mund te bejme per te permiresuar situaten e te atyre qe u detyruan te arratisen per shkak te luftes.
Nderkohe situata ne Kirgizi eshte qetesuar dhe OSBE-ja ka vendosur te dergoje nje mision policor te paarmatosur ne jug te vendit. 50 policet do te kujdesen mbi te gjitha qe pakica uzbeke te rifitoje besimin tek forcat kirgize te sigurise.
160 milione euro buxhet vjetor
Qendra e OSBE-se ndodhet ne Viene. Sekretaria e pergjithshme atje ka rreth 175 bashkepunetore nderkombetare buxheti vjetor perbehet prej rreth 160 milione euro.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Astana kryeqyteti i Kazakistanit qe kryeson aktualisht OSBE-ne
Kazakistani mban kete vit kryesine e OSBE-se dhe ne duam qe presidenca aktuale te punoje ne menyre te suksesshme. Une gezohem qe do te kem mundesine per bisedime te shpeshta me kryeministrin Masimov si edhe me presidentin Nasarbajev.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e vizitoi republiken aziatike qendrore ne mes te korrikut. Kazakistani eshte shteti i pare i ish Bashkimit Sovjetik qe kryeson OSBE-ne. Dhe kazaket i kane vene disa synime vetes. Ata duan te zhvillojne nje samit te dyte te shefave dhe kryetareve te shteteve te OSBE-se.
Sidomos Rusia ka shprehur gjate viteve te fundit pakenaqesi sepse sipas saj debatet mbi demokracine dhe te drejat e njeriut kane qene te njeanshme. Rusia kerkon te debatoje per nje kontrate te re per politiken e sigurise ne Evrope me OSBE-ne duke i ulur keshtu NATO-s imazhin si qendren e debateve per politiken e sigurise ne kontinentin evropian.
Autore Sandra Petersmann/ Sonila Sand
Redaktoi Aida Cama