E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherbimi i Jashtem Evropian - fare mund te beje dhe cfare duhet te beje ai

Henry Kissinger si minister i Jashtem i SHBA-se eshte ankuar njehere se nuk e di se cfare numri telefoni ka Evropa. Thene qarte - ne Evrope nuk kishte nje partner per bisedime. Por me marreveshjen e re te Lisbones prej nje viti ne fuqi pritet qe kjo gjendje te ndryshoje. Nga njera ane Evropa me Catherine Ashton ka nje Ministre te Jashtme megjithese ajo mban titullin E ngarkuara e larte e Bashkimit Evropian per politiken e jashtme dhe te sigurise. Nga ana tjeter shtetet e BE-se kane rene dakord per krijimin e nje Sherbimi te Jashtem Evropian. Ky sherbim do ti jape nje forme te plote politikes se jashtme evropiane. Bildunterschrift Me Sherbimin e Jashtem Evropian rritet vlera e diplomacise evropiane. Ne foto ministrat e Jashtem te BE ne nje takim

Si do te funksionoje sherbimi i jashtem

Deri ne fund te krijimit te tij Sherbimi i Jashtem Evropian ka qene nje molle sherri Sa influence do te marrin shtetet anetare cfare strukture do te kete ky lloj autoriteti kush do ti marre postet me te rendesishme Megjithe grindjen per poste perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian per politiken e jashtme Catherine Ashton gjithmone ka theksuar avantazhet e institucionit te ri Krijimi i nje sherbimi te tille na e mundeson qe ne si 27 shtete anetare te punojme se bashku. Ne duam te gjejme pergjigje te perbashketa per sfidat me te rendesishme ne bote. Nuk behet fjale tiu marrim dicka shteteve anetare por per te shtuar shumefish vleren nese 27 shtete punojne se bashku.

Sherbimi i Jashtem Evropian qe ne plan afatgjate do te punesoje rreth 7000 vete do te mbeshtese perfaqesuesen e larte ne punen e saj. Nga njera ane ai do te marre persiper punen standart te nje Ministrie te Jashtme me seli ne Bruksel nga ana tjeter diplomatet e tij do te perfaqesojne interesat evropiane ne me shume se 100 ambasada.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guido Westerwelle ministri gjerman i Puneve te Jashtme. Fillimi nga puna i tij eshte nje lajm jashtezakonisht i mire i diplomacise evropiane ka deklaruar ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle Evropa duhet te reagoje lidhur me krizat ne bote sigurisht ne radhe te pare nga ana diplomatike. Per kete arsye edhe per ne eshte shume i rendesishem Sherbimi i Jashtem Evropian.

Ora per nje politike te perbashket te puneve te jashtme

Eurodeputeti belg dhe negociator per Sherbimin e Jashtem Guy Verhofstadt mendon madje se ka ardhur momenti per nje politike te jashtme te perbashket ne Evrope. Pra na lejoni ta themi hapur. Deri me tani nuk ka pasur nje politike te perbashket te jashtme te BE-se. Me vjen ndermend lufta ne Irak me te cilen ne nivel evropian ne jemi marre vetem 50 sekonda. Evropa asokohe thjesht nuk ishte ne gjendje te gjente nje pozicion te perbashket. Nje gje e tille nuk duhet te ndodhe serish.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guy Verhofstadt eurodeputet belgPerpjekja e tejzgjatur per formen konkrete qe duhet te kete Sherbimi i Jashtem Evropian ka nxjerre ne drite nje kryqezim. Pjeserisht sherbimi i merr urdhrat nga Bashkesia por ne nje mase te caktuar thone fjalen e tyre edhe shtetet anetare. Punonjesit do te zgjidhen vetem mbi bazen e kualifikimit.

Deshira qe te kete nje kuote gjeografike per vendet evropianolindore tani nuk shtrohet me per diskutim. Kjo eshte gje e mire mendon eurodeputeti Alexander Graf Lambsdorff Nganjehere krijohet pershtypja sikur kjo eshte tema me e rendesishme por nuk eshte e vertete. Pikerisht Gjermania do te perfitonte nga futja e nje kuote e une prape jam kunder kesaj.

Gjermania ka ne Sherbimin e ri se paku dy poste strategjike. Helga Schmid ish-keshilltare e ministrave te Jashtem Kinkel dhe Fischer do te jete Sekretare e Pergjithshme e Sherbimit. Ndersa Markus Ederer do te marre persiper perfaqesine e BE-se ne Pekin.

Autor Monika Dittrich/Lindita Arapi

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›