E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE Bashkepunoni statusipergjegjesi politike

FIER- Ne nje kohe kur Shqiperia rrezikon te mos marre statusin per te treten here ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth thekson se ecuria e reformave eshte pergjegjesi e klases politike duke perseritur thirrjen e radhes per bashkepunim.

Nga Fieri pyetjes se perse Shqiperia ka mbetur ne vendnumero qe nga viti 2009 kur dhe aplikoi nderkohe qe Serbia mori statusin e vendit kandidat kreu i prezences se OSBE iu pergjigj me apelin per ta kthyer integrimin ne axhende kombetare. Ky eshte nje vendim i Bashkimit Evropian qe behet ne baze te rekomandimeve te komisionit perkates evropian. Ky eshte nje hap shume i rendesishem nje hap qe te ben te mendohesh per ta bere integrimin e Shqiperise ne piken numer nje te axhendes kombetare te vendit. Kjo kerkon perpjekje te perbashketa nga ana e drejtueseve politike shqiptare. I takon Shqiperise qe te beje nje hap perpara lidhur me kete proces eshte shprehur Wollfarth.

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore ai nenvizoi rendesine e ketij procesi duke premtuar mbeshtetjen e nderkombetareve. Mendoj se ky eshte nje projekt i rendesishem. Prezenca e OSBE-ODHIR do te jape mbeshtetje per kete proces deklaroi Wollfarth. Ne Fier ambasadori Wollfarth u takua me pushtetare lokale ku u diskutua roli dhe misioni i OSBE-se ne Shqiperi nder vite.
sg/vizionplus/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›