OSBE Hetim te paanshem per 21 janarin
Tirane 28 shkurt NOA 8211 Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut tha sot se institucioni i OSBE-se mbeshtet punen e prokurorise se pergjithshme per nje hetim te plote te ngjarjes se 21 janarit. Deklarata e perfaqesuesit te OSBE-se u be sot gjate nje konference me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto.
Mbeshtesin punen e prokurorise se pergjithshme per nje hetim te plote asnjanes duke u mbeshtetur ne te gjitha aspektet e ngjarjes dhe kjo duhet te behet ne menyre te paanshme theksoi De Brichambaut.
Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut u ndal dhe ne rolin e ketij institucioni per integrimin duke theksua mbeshtese Shqiperise ne rrugen e integrimit te saj ne Bashkimin Europian.
Mbeshtesim Shqiperine qe te jete nje vend aktiv nga 56 vendet por gjithashtu do ta mbeshtesim ate ne rrugen e integrimit ne familjen e madhe ate te Bashkimit Europian theksoi me tej De Brichambaut.
Ai foli dhe per zgjedhjet duke shtuar se OSBE-ja do te dergoje ne Shqiperi nje grup per vezhgimin e zgjedhjeve.
Ne do te sjellim nje grup per monitorimin e zgjedhjeve lokale. Une besoj se Shqiperia ka perpara nje te ardhme te shkelqyer ndaj ne do ta mbeshtesim ate per te qene nje anetare sa me aktive ne 56 vendet anetare te OSBE dhe si nje anetare aktive e NATO-s tha ai.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme